RTSH Sport Live

Bajern e Dejvis rihapin bisedimet

  • 17/11/2023
  • |
  • Gjermani
Bajern e Dejvis rihapin bisedimet
Klubi bavarez synon me çdo kusht rinovimin e kontratës me mbrojtësin e majtë

Bajern ka rihapur bisedimet për rinovimin e kontratës me mbrojtësin e majtë Alfonso Dejvis . Agjenti i lojtar, Nedal Huoseh, ishte në Mynih javën e kaluar dhe është takuar me drejtorin sportiv Christoph Freund ku kanë biseduar për rinovimin. Bajern është i vendosur të zgjatë bashkëpunimin me Dejvis përtej vitit 2025, kur skadon kontrata aktuale.

Midis palëve ka pasur një riafrim, pas ftohjes për pak muaj të marrëdhënieve. Në pranverë, klubi dhe lojtari ranë dakord për rinovimin dhe pritej vetëm hedhja e firmës në kontratë, por gjithçka mbeti pezull pas shkarkimit të drejtorit Hasan Salihamixhiç, i cili ishte personi që udhëhoqi bisedimet e që kishte blerë Dejvis nga Vankuver Whitecaps.

Bajern kaloi thuajse gjithë verën në përpjekje për të blerë Harry Kane, duke lënë mënjanë rinovimet, ç'ka solli edhe zërat për largim të Dejvis, me Real Madrid si destinacionin më të mundshëm. Gjithçka mbetet e mundur edhe tani, megjithatë palët janë afruar sërish dhe rinovimi nuk duket më i pasigurt si disa javë më parë.