Bayerni vazhdon marshimin në krye të tabelës së Bundesligës. Në ndeshjen e javës së 20-të, bavarezët mundën 4-3 Kiel, i cili shënoi dy gola në limitet e sfidës. Kane (dopietë), Musiala dhe Gnabry shënuan për Bayern.
Dortmundi gjithashtu buzëqesh duke fituar me rezultatin 2-1 në fushën e Heidenheim falë golave të Guirassy dhe Beier.
Humbet nga ana tjetër Shtutgarti, i mundur 2-1 në shtëpi nga Mönchengladbach, ndërsa Freiburg kalon 1-0 në fushën e Bochum. St. Pauli-Augsburg përfundon 1-1.