Vinsent Kompani do të jetë trajeri i ri i Bajernit të Mynihut. Klubi bavarez ka gjetur akordin për transferimin e belgut pasi anglezët kanë pranuar ofertën e bërë nga bavarezët, të cilët do të paguajnë për 38-vjeçarin rreth 10-12 milionë euro.
Siç dihet Kompani është nën kontratë me Bërnlin dhe në fillim skuadra angleze pretendonte plot 20 milionë euro për ta lënë të lirë.
Zyrtarizimi i belgut në Mynih pritet që të bëhet brenda pak orëve ndërsa ky vendim ka qenë një sinjal i fortë sa i përket hierarkive në klub. Sipas shtypit gjerman Uli Hënes ka qenë kundër firmës me Kompani pasi preferonte Flik, por bashkëpunimi me belgun ka qenë dëshira e Maks Eberl.