Alfonso Dejvis do të vazhdojë të jetë një lojtar i Bajernit të Mynihut. Sipas medieve gjermane kanadezi ka ulur pretendimet financiare duke u afruar kështu edhe më shumë me parametrat në të cilat mund të veprpjë klubi bavarez.
Për momentin mund të thuhet se tendenca e kanadezit është të qëndrojë në Mynih edhe pse fjala e fundit nuk është thënë ende. Mësohet se takimi kyç në këtë tratativë do të mbahet përpara Krishtlindjeve.
Rinovimi i Dejvis do të jetë goditja e dytë e madhe e Bajernit në këtë drejtim. Pak ditë më parë është lajmeruar se klubi ka aprovuar një paketë prej 125 milionë euro për rinovimin e Xhamal Musialës deri në 2030.