Ballkani ka hedhur një tjetër hap drejt mbrojtjes së titullit kampion në Superligën e Kosovës, ndërsa në javën e 33-të ka arritur të marrë një fitore 2-0 në transfertë përballë Malishevës. Në stadiumin “Liman Gega”, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja arriti të fitojë me rezultatin 2-0, me golat e shënuar nga Jashanica dhe Karrica.
Me këtë fitore, Ballkani është ngjitur në kuotën e 69 pikëve, 4 më shumë se ndjekësit më të afërt, Drita e Llapi, kur kanë mbetur dhe tri ndeshje deri në fund.
Edhe Drita ka arritur të marrë pikë të plota në transfertë, duke fituar 2-1 në stadiumin “Ramiz Sadiku” përballë Prishtinës. Besnik Krasniqi me penallti dhe Blerim Krasniqi shënuan për miqtë, ndërsa Drilon Islami shënoi për vendasit.
Ndërkohë, Llapi është ndalur në një barazim 1-1 në transfertë përballë Gjilanit. Jarovic shënoi për vendasit, ndërsa për miqtë shënoi Hyseni.
Dy skuadrat që po luftojnë ti shmangen play-off-it, Feronikeli dhe Dukagjini arritën fitore përballë skuadrave që kanë rënë nga kategoria, respektivisht me Lirinë (4-1) dhe Fushë Kosovën (2-1).
REZULTATET
RENDITJA