Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur me humbje aventurën në Ligën e Kombeve duke u mposhtur në “Fadil Vokrri” nga Rumania me rezultatin 3-0. “Dardanët” e nisën mirë sfidën, por me kalimin e minutave rumunët arritën të marrin lojën nën kontroll dhe në minutën e 40-të shënuan golin e parë me anë të Man.
Në pjesën e dytë Marin 51’ shënoi me penallti, ndërsa në minutën e 82-të ishte Dragus që mendoi për të kompletuar fitoren 3-0. Në minutën e 85-të Vojvoda u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën në inferioritet numerik.
Ndeshjen e radhës përfaqësuesja e Kosovës do e luajë në transfertë më 9 shtator përballë Qipros.