Përfaqësuesja e Kosovës është njohur me kalendarin e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026. “Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin B, ku ndodhen edhe Zvicra, Suedia e Sllovenia. Në këtë cikël kualifikues gjithçka nis më 5 shtator si udhëtues kundër Zvicrës dhe tri ditë më pas ballafaqohen në shtëpi me Suedinë.
Ja kalendari i ndeshjeve të Kosovës:
E premte, 5 shtator 2025
Zvicër – Kosovë (20:45)
E hënë, 8 shtator 2025
Kosovë – Suedi (20:45)
E premte, 10 tetor 2025
Kosovë – Slloveni (20:45)
E hënë, 13 tetor 2025
Suedi – Kosovë (20:45)
E shtunë, 15 nëntor 2025
Slloveni – Kosovë (20:45)
E martë, 18 nëntor 2025
Kosovë – Zvicër (20:45)