RTSH Sport Live

Ballkani godet në merkato, afron Trashin

  • 17/01/2023
  • |
  • Kombëtarja
Ballkani godet në merkato, afron Trashin

Mbrojtësi 30-vjeçar ishte pa skuadër që prej fundit të dhjetorit, pasi i përfundoi kontrata me klubin e Al Qadsia. Per Trashin shfaqën interes shumë skuadra, por në fund futbollisti zgjodhi kampionët e Kosovës, ku do të punojë nën urdhrat e trajnerit llir Daja.

Një rol miaft të rëndësishëm në këtë transferim ka luaitur edhe Ndërim Nexhipi, të cilin Trashi e ka pasur shok skuadre te Partizani dhe që aktualisht mban postin e dreitorit sportiv te Ballkani.

Sot Trashi ka fluturuar drejt Antalias për tu bashkuar me kampionët e Kosovës, të cilët po zhvillojnë fazën përgatitore në tokën turke. Lorenc Trashi ka firmosur për 1.5 vite dhe do të përfitojë 7 mijë euro në muaj.