RTSH Sport Live

Ballkani tregon forcën në Prizren, fiton edhe Prishtina

  • 11/02/2024
  • |
  • Kosova
Ballkani tregon forcën në Prizren, fiton edhe Prishtina

Janë luajtur ditën e sotme tre takime që kanë mbyllur javën e 19-të të kampionatit kosovar të futbollit. Kryesuesit e Ballkanit nuk gabojnë në transfertën përballë Lirisë dhe fitojnë në Prizren me rezultatin 3-0.

Halili, Kryeziu dhe Thaqi shënojnë golat për skuadrën e Ilir Dajës, që pas këtij suksesi konsolidon pozitat në krye të renditjes, duke u ngjitur në kuotën e 43 pikëve, 6 më shumë se ndjekësi më i afërt.

Prishtina fiton në shtëpi 2-0 përballë Feronikelit, ndërsa Dukagjini mposht me përmbysje 2-1 Malishevën.