Ballkani nis në mënyrën më të mirë aventurën europiane. Kampionët e Kosovës kanë fituar në Andorrë 2-1 ndeshjen e parë kualifikuese të turit të parë të Champions League.
Djemtë e Ilir Dajës tregojnë forcën e tyre dhe në Europë, pasi mposhtin me përmbysje UE Santa Coloma.
Vendasit kalojnë të parët në avantazh, por Ballkani barazon shifrat në fund të pjesës së parë me Lindon Emerllahun, që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e fundit të kohës së rregullt është Bernard Karrica, ai që shënon golin e përmbysjes për kampionët e Kosovës.
Ballkani fiton 2-1 në transfertë dhe hedh një hap të madh drejt kualifikimit në turin tjetër të Champions League.