Barcelona nuk gabon, fiton 4-1 në transfertë me Sevillan dhe përfiton nga barazimi 1-1 në derbin e Madridit. Tani, tri skuadrat e mëdha janë në dy pikë distancë, me Realin në vend të parë +1 ndaj Atletico-s dhe +2 me skuadrën e Flick.
Në ndeshjen e mbrëmjes, katalanasit thyen ngërçin me Leëandoëski (7'), por Vargas barazoi menjëherë (8'). Golat në pjesën e dytë u vendosën nga Fermin Lopez, i cili më pas u ndëshkua me karton të kuq, Raphinha dhe Eric Garcia.
Fitorja e tretë radhazi për skuadrën e Flick-ut, e cila arrin rivalët e saj në një renditje shumë të ngjeshur, që nuk përjashton as Bilbaon, -6 nga kreu. Pas katër rezultateve të dobishme radhazi, Sevilla humbet dhe mbetet në 28 pikë.