RTSH Sport Live

Presidenti i La Ligës i përgjigjet Ançelotit: Karlo qetësohu, konkurenca në La Liga është e ndershme!

  • 07/02/2025
  • |
  • Spanjë
Presidenti i La Ligës i përgjigjet Ançelotit: Karlo qetësohu, konkurenca në La Liga është e ndershme!

Në distancë të pak orëve trajeri i Realit të Madridit dhe shefi i La Ligës janë kthyer në protagonistë të një debati në distancë. Trajneri italian në konferencën për shtyp që mbajti dy ditë më parë siguroi Tebasin “të qëndronte i qetë pasi askush nukm kishte humbur toruan në Madrid për shkak të arbitrimit të dobët”.

Sot ishte radha e kreut të La Ligës që ti përgjigjej trajerit italian me një postim në rrjetet sociale: “Karlo qetësohu edhe ti... pasi gara në La Liga është e ndershme. Si ty të gjithë ne duam që të ketë sa më pak gabime nga ana e arbitrave. Më habit fakti se si është e mundur që Reali i Madridit është shqetësuar kaq shumë nga arbitrat tani që nuk është më pjesë e Shtabit Drejtues të Arbitrave”.