RTSH Sport Live

Barça-PSG, edhe njëherë Barcola: E dija që Araujo...

  • 25/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Barça-PSG, edhe njëherë Barcola: E dija që Araujo...
Nga aty nisi rikthimi i PSG-së, duke e fituar ndeshjen 4-1 dhe duke kaluar në turin tjetër

Aksioni që ndryshoi Barcelona-Paris Saint-Germain, ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndodhi në fillim të ndeshjes, kur Ronald Araujo rrëzoi Bradley Barcola-n si lojtarin e fundit që e pengoi atë të fluturonte drejt portës: goditje nga dënimi dhe karton i kuq për ish-lojtarin e Olympique Lyon. Nga aty nisi rikthimi i PSG-së, duke e fituar ndeshjen 4-1 dhe duke kaluar në turin tjetër.

Vetë Barcola, duke folur në mikrofonin e RMC Sport, ka rrëfyer atë moment: “E dija që Araujo po shkonte shumë shpejt. I thashë vetes se do të kaloja përballë, edhe sepse në ndeshjen e parë bëra një veprim të ngjashëm, por nuk shkoi mirë dhe u parakalova nga kundërshtari im. Aty, megjithatë, i thashë vetes se do të kaloja direkt para tij dhe e dija që nuk mund të bënte asgjë. Ose ai gaboi ose unë luajta mirë një kundër një”.