Hansi Flick ka ide të qarta për portën: i zgjedhuri i tij, për të gjitha kompeticionet është Wojciech Szczesny.
Këtë e siguroi trajneri i Barcelonës në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme të Kupës së Mbretit kundër Valencias në Mestalla. Përpara njoftimit të gjermanit, shumë e kishin pyetur veten se kush do të ishte zgjedhja, por Flick ishte shumë i qartë në përgjigjen e tij: “Për mua Szczesny është numri një”.
E zgjodhëm pikërisht për personalitetin e tij, për mënyrën e të vepruarit, për stilin e tij si portier, për mënyrën se si luan”. Kështu e shpjegoi trajneri preferencën e tij për Szczesny, pas muajve të parë në të cilët titullar ishte Iñaki Peña. “E di që Szczesny krahasohet me portierët e tjerë, e kam thënë disa herë, edhe Iñaki është fantastik”, ka thënë trajneri i Barcelonës.