RTSH Sport Live

Barcelona mposht Alaves, “kërcënon” Realin e Atletikon

  • 02/02/2025
  • |
  • Spanjë
Barcelona mposht Alaves, “kërcënon” Realin e Atletikon
Mjafton një gol nga Leëandoëski që Flick të kthehet në -4 pas Ancelottit dhe -3 pas Simeones.

Në javën e 22-të të Ligës spanjolle, Barcelona përfitoi nga disfata e Real Madridit në fushën e Espanyolit duke fituar 1-0 në shtëpi kundër Alaves.

Pas një pjese të parë mjaft të bllokuar, goli i Leëandoëskit në minutën e 61-të i mjaftoi skuadrës së Flick për të marrë tri pikët. Katalanasit ngjiten në 45 pikë, tani -4 pas Blancos në krye dhe -3 nga Atletico Madrid i Simeones (i dyti).

Të shtunën e ardhshme do të luhet derbi i Madridit, ndërsa Blaugranët të dielën do të vizitojnë Sevillan.