RTSH Sport Live

Barcelona në kaos, grupimi “Som Un Clam” kërkon dorëheqjen e Johan Laportës

  • 02/01/2025
  • |
  • Spanjë
Barcelona në kaos, grupimi “Som Un Clam” kërkon dorëheqjen e Johan Laportës

 

Disa prej ortakëve, të cilët janë edhe simpatizantë të klubit katalan, në drejtimin e Joan Kamprubí Montal kanë kërkuar largimin e Johan Laportës nga posti i presidentit të klubit. 

Kreu i grupimit “Som un clam” ka bërë publike një letër ku kërkohet “koka” e presidentit. Arsyeja e kësaj letre është “dështimi i eksperimentit me Dani Olmon”, i cili konsiderohet si një “eksperiment i pa tolerueshëm” nga ana e ortakëve.