RTSH Sport Live

Çështja “Olmo”, Barcelona kthen sytë nga shteti

  • 04/01/2025
  • |
  • Spanjë
Çështja “Olmo”, Barcelona kthen sytë nga shteti

Data katër janar ka gjetur Barcelonën pa shërbimet e Dani Olmos dhe Pau Viktor. Sipas medieve spanjolle klubi katalan po kërkon dëshpërimisht që të rregjistrojë dy futbollistët, të cilët kanë mbetur jashtë listave pasi Barcelona nuk ka plotësuar kushtet e nevojshme ekonomike për të shtuar lojtarët në fjalë.

Pas refuzimit të Federatës dhe La Ligës tani Barcelona ka kthyer sytë nga shteti spanjoll. Çështja në fjalë i ka shkuar pikërisht Këshillit Superior të Sportit për shqyrtim. Nëse edhe “CSD” nuk do të pranonte apelin e bërë nga klubi atëherë për Olmon dhe Viktor mund të konsiderohet sezoni i mbyllur... të paktën si lojtar të Barçës.