RTSH Sport Live

Bashkëshortët Uolf, në telashe

  • 06/12/2023
  • |
  • Formula 1
Bashkëshortët Uolf, në telashe
FIA nis hetimin për çiftin, akuzohen për konflik interesi

Toto Wolff dhe gruaja e tij, Susie, janë nën hetim nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, FIA. Dyshimi është për një konflikt interesi, rast ky i publikuar në revistën BusinessF1. Susie është Drejtoreshë e Përgjithshme e Akademisë F1, për kampionatin e vajzave, i cili nuk është i lidhur me FIA-n, e për të cilin ajo raporton te Stefano Domenicali. Prandaj, ajo ka akses në informacionin që ajo dyshohet se mund t'ia ketë transmetuar burrit të saj, që është drejtori i ekipit Mercedes. Një ditë më parë FIA ​​lëshoi ​​një deklaratë mjaft të paqartë me vetëm disa rreshta, në të cilën flitej për një hetim ndaj një drejtori të ekipit, por pa përmendur asnjë nga bashkëshortët e Wolff.

"FIA është në dijeni të spekulimeve të mediave rreth një pretendimi se informacioni i një natyre konfidenciale i është transmetuar një menaxheri të ekipit F1 nga një anëtar i stafit të Akademisë së F1 për vazja. Departamenti po shqyrton çështjen". Një deklaratë që shkaktoi reagime të menjëherëshme nga Mercedesi, Susie Wolff dhe vetë sektori i menaxhimit të kampionatit të vajzave në F1.

Bashkëshortët Wolf kanë ftuar Departamentin e Pajtueshmërisë së FIA-s për të parë të gjithë korrespondencën në lidhje me këtë hetim dhe përmbajtjen e tij. Ndërsa Susie Wolff tha se ajo ishte "thellësisht e ofenduar, por mjerisht jo e befasuar nga akuzat publike që janë bërë. “Si grua në këtë sport unë jam përballur me shumë sfida, por angazhimi im për të thyer barrierat dhe për të hapur rrugën drejt suksesit për brezat e ardhshëm mbetet i palëkundur. Në termat më ekstremë, unë i hedh poshtë këto akuza" – ka thënë zonja Wolf.