Ndeshje jashtëzakonisht interesante u zhvillua ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës në Basketboll për Superligën e Kosovës. Një situatë sa e pazakontë ndodhi në palestrën sportive ‘Shani Nushi’ në Gjakovë. Në momentin ku spikeri i pallatiti të sportit bëri thirrje që të këndohej himni i Kosovës nisën një lumë vërshëllimash, në shenjë refuzimi. Të dy tifogrupet nisën të këndonin himnin kombëtar së bashku me basketbollistët…
Tifozët e Vëllaznimit të njohur me emrin e tyre ‘Kuqezinjët e Jakovës’ prej vitesh përkrahin Shqipërinë edhe në futboll. Në fund, ndeshja përfundoi me shifrat 75-72 për klubin nga Gjakova që arriti fitoren e tretë këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll.