RTSH Sport Live

Basketboll Meshkuj/Goga Basket, skuadër për rekord

  • 10/04/2021
  • |
  • Basketboll
Basketboll Meshkuj/Goga Basket, skuadër për rekord
10 fitore radhazi në kampionat për djemtë e Melzin Lazimit, mundet edhe Teuta 79-63

Goga Basket vijon të mos njohë kundërshtar në fushën e lojës, ndërsa ka realizuar fitoren e dhjetë radhazi në kampionat. Pikërisht pasditen e së shtunës, në fushën e saj në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” në Xhafzotaj, Goga Basket ka mundur Teutën me një diferencë prej 14 pikësh, 79-63. Duke llogaritur dhe fitoren me Tiranën në Ligën Unike, të mërkurën e kaluar në Rahovec, atëherë ky është suksesi i njëmbëdhjetë radhazi për skuadrën e Melzin Lazimit.

Goga Basket e ka nisur furishëm ndeshjen, ndërsa e kanë vënë lojën nën kontroll që në periodën e parë, kur ka fituar 23-10. 15-12 perioda e dytë për Goga Basket, e cila thellon në 38-22 në pushimin e lojës. Teuta mundohet të reagojë. E fiton periodën e tretë 17-22, por Goga Basket kryeson me 11 pikë diferencë, 55-44. 24-19 perioda e katërt për Goga Basket, që në përfundim ka fiksuar rezultatin 79-63.

Tanimë është radha për Ligën Unike, finalet e të cilit, të martën e të mërkurën, do të luhen në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” në Xhafzotaj. Peja – Golden Eagle Ylli dhe Goga Basket – Rahoveci do të jenë gjysmëfinalet e Ligës Unike në edicionin e parë të këtij aktiviteti në basketboll për meshkuj.