RTSH Sport Live

Basketboll Meshkuj/Liga Unike, për Golden Eagle Ylli

  • 14/04/2021
  • |
  • Basketboll
Basketboll Meshkuj/Liga Unike, për Golden Eagle Ylli
Erjon Kastrati, lojtari më i mirë i aktivitetit. Peja mjaftohet me vendin e dytë

Golden Eagle Ylli është fituesi zyrtar i Ligës Unike në basketboll për meshkuj, teksa në finale ka mundur Pejën 82-79. Një ndeshje finale, e cila ka ardhur në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa Kupën për skuadrën fituese e ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, dhe ai i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.

Ndërkohë që Erjon Kastrati, i cili me 21 pikë të shënuara i ka dhënë fitoren Golden Eagle Yllit, ishte lojtari më i mirë i Ligës Unike, trofe të cilin e ka marrë nga zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Kostandin Shkurti.

Në përgjithësi ka qenë një ndeshje e mirë, të cilën Peja e ka nisur me fitoren e periodës së parë, 27-19. Golden Eagle Ylli, edhe me orientimet e trajnerit Bekiri, arrin që të përmirësojë lojën. 14-19 perioda e dytë dhe në pushim Peja kryeson me vetëm tre pikë, 41-38.

Në periodën e tretë, Golden Eagle Ylli e bën gjithçka të zezë për Pejën, sepse përmbys me një avantazh të pjesshëm 11-0. Fiton periodën e tretë 28-24 dhe kryeson 66-65. Përtej përjekjeve të Pejës, që ka fituar periodën e katërt 24-16, fitorja në fund i ka buzëqeshur Golden Eagle Yllit, 82-79.

Lot gëzimi tek Morina, hidhërim tek Peja, por në fund Golden Eagle Ylli është fitues i Ligës Unike në edicionin e parë një aktivitet që bëri bashkë basketbollin e Shqipërisë dhe të Kosovës me shpresën që aktivitete të tilla do të jenë të përbashkëta dhe në sportet e tjera.