Bayern i Kompany nis “gjuetinë” për titullin nga Volfsburgu, ku mundi jo pa vështirësi ekipin e Ralpf Hasenhuttel.
Takimi ishte një duel me dy “fytyra” pasi në 45’ e para dominoi ekipi mik. Golin e parë sezonal në Bundes për ekipin bavarez e shënoi Musiala, i cili shndërroi në gol një pasim të artë të Sacha Boey.
Në pjesën e parë Bayern pretendoi edhe për një penallti por arbitri nuk u thirr nga dhoma e “VAR” pas një prekje të topit me dortë të një lojtari të ekipit vendas.
Fraksioni i dytë nisi me Bayern-in nën shok pasi Majer shënoi dy herë për vendasit. Cilësia e të besuarve të Kompany bëri që shifrat të ndryshonin përsëri. Kaminski dërgoi topin në portën e tij pas një goditje të Kane ndërsa golin e tretë dhe të fitores për Bayern e shënoi Gnabry në të 82’.