RTSH Sport Live

Bayern e Real, spektakël dhe... barazim 2-2

  • 30/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Bayern e Real, spektakël dhe... barazim 2-2
Vinicius hapi ndeshjen, më pas rikthimi i bavarezëve me Sané dhe Kane, përpara barazimit përfundimtar të brazilianit

Spektakël në “Allianz Arena”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Bayern dhe Real Madrid barazuan 2-2 dhe shtynë diskutimin e kualifikimit për në “Santiago Bernabeu”. Gjermanët nisën fuqishëm, ndërsa spanjollët bënë aksionin e parë të vërtetë në minutën e 24-të për të kaluar në avantazh, kur Kroos dërgoi Vinicius para portës për të firmosur 1-0, rezultat që mbylli pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, mes 53' dhe 57', vendasit përmbysën ndeshjen: Sané gjeti golin e barazimit, më pas Kane shënoi golin e 2-1 nga pika e penalltisë(faull nga Lucas Vazquez ndaj Musialës). Megjithatë, në finale, ish-lojtari i Napolit, Kim përfundoi një mbrëmje katastrofike duke penguar Rodrygo në zonë. Vinicius nuk gaboi nga pika e bardhë(83'), 2-2, që mbylli dhe sfidën e parë gjysmëfinale.