RTSH Sport Live

Bayern i përgjigjet Dortmundit dhe e arrin në renditje

  • 04/03/2023
  • |
  • Gjermani
Bayern i përgjigjet Dortmundit dhe e arrin në renditje
Skuadra e Nagelsmann triumfon në Shtutgart dhe ndan vendin e parë. Union Berlin humbet terren, i ndalur nga Këlni

Bayern iu përgjigj suksesit të Borussia Dortmundit duke triumfuar 2-1 në fushën e Stuttgart dhe duke kapur rivalët e tyre në vendin e parë në renditje. Për të zhbllokuar ndeshjen në pjesën e parë për skuadrën e Nagelsmann është holandezi De Ligt, dikur i Juves. Në pjesën e dytë vjen dyfishimi, i nënshkruar në minutën e 62-të nga Choupo Moting. Në finale Perea shënoi golin e nderit për të zotët e shtëpisë.

Humbet terreni nga dyshja kryesuese Union Berlin, që nuk shkoi përtej 0-0 në shtëpi ndaj Këlnit. Rezultat i bardhë edhe për Freiburgun, rivalin e Juves në 1/16 e Europa League, por pika në fushën e Borussia Monchengladbach është për t'u vlerësuar. Në ndeshjet e tjera të së shtunës, Augsburg mundi Ëerder Bremen 3-2, Schalke triumfoi 2-0 në Bochum dhe Mainz mundi Hoffenheim 1-0.