RTSH Sport Live

Bayern, Nagelsmann ëndërron për Kane: Problemi është se kushton shumë

  • 23/07/2022
  • |
  • Gjermani
Bayern, Nagelsmann ëndërron për Kane: Problemi është se kushton shumë
Trajneri gjerman: "Ai do të shënonte shumë gola në Bundesligë. Tani është e vështirë, le të shohim në të ardhmen..."

Harry Kane duket se do të mbetet një dëshirë e parealizueshme për Bayen, të paktën për momentin. “Problemi është se kushton shumë”, thotë Julian Nagelsmann nga Shtetet e Bashkuara, ku gjermanët (protagonistët në treg me blerjen e mbrojtësit De Ligt nga Juve dhe atë të Sadio Mané nga Liverpool) janë në një turne parasezonal.

Trajneri nuk dëshiron të ushqejë shpresa të rreme mes tifozëve, të cilët ëndërrojnë ardhjen e anglezit  për të zëvendësuar Leëandoëski që shkoi te Barcelona. “Ai mund të shënojë shumë gola në Bundesligë, nuk e di sa është kostoja, por është vërtet e vështirë për Bayern të mendojë se mund ta arrijë atë”, shtoi Nagelsmann, megjithatë duke lënë një dritare të hapur.

 “Le të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen". Një e ardhme e afërt që e sheh edhe ‘Bild’, sipas së cilës gjermanët mund të fillojnë brenda një viti, duke pasur parasysh se kontrata që lidh Kane me ‘Spurs’ skadon në vitin 2024.