Xabi Alonso është emri i preferuar te Bayern për të marrë drejtimin sezonin e ardhshëm, i ndjekur nga Zinedine Zidane si menaxhues kampionësh. I treti është “djali i shtëpisë”, Sebastian Hënes, që po shijon suksesin te Shtutgart.
Xabi Alonso dhe Zinedine Zidane janë dy emrat më të nxehtë në preferencat e Bajernit për të zëvendësuar Tomas Tuhel në stolin e trajnerit që nga 1 korriku. Veç tyre, emri i tretë në listë është Sebastian Hënes, trajneri i Shtutgartit, që ashtu si Alonso me Leverkusen e transformuar plotësisht skuadrëne tij.
Alonso është i preferuari dhe bavarezët kanë besim se mund ta bindin të marrë drejtimin, pasi Karl Hainc Rumenige dhe Uli Hënes kanë marrëdhënie shumë të mira me të, të cilat i kanë ruajtur që nga koha kur basku luante me Bayern.
Pas përfundimit të karrierës ata i ofruan postin e drejtorit sportiv apo trajnerit të të rinjve. Por Leverkusen është i bindur që Alonso do të qëndrojë dhe emri i dytë për Bayern është Zidane. Gjermanishtja nuk është kusht për trajnerin, aq më tepër që te Bayern ka një koloni francezësh. Zidane pëlqehet për menaxhimin e lojtarëve, çka ka munguar kohët e fundit te bavarezët.
Emri i tretë, Sebastian Hënes, është familjar te Bajern, pasi është nipi i Uli Hënes dhe djali i ish-sulmuesit të bavarezëve, Diter Hënes. Aktualisht Sebastian Hënes po kalon periudhë suksesi te Shtutgart, duke e ngritur në vendin e tretë pas e udhëhoqi në luftën për mbijetesë sezonin e kaluar. Më parë, Hënes ka drejtuar skuadrën e dytë të Bajernit, si dhe Hofenheimin në Bundesliga.
Ndërkaq, norvegjezi Ole Gunar Solskjer, i përmendur në shtyp, është si opsion vetëm për të drejtuar skuadrën deri në qershor në rast se Tuhel largohet pa e përfunduar sezonin.