RTSH Sport Live

Befason FIFA, sot zyrtarizohet fituesi i “The Best Player 2024”

  • 17/12/2024
  • |
  • Të tjera
Befason FIFA, sot zyrtarizohet fituesi i “The Best Player 2024”

FIFA ka bërë me dije se sot në orën 17:00 do të zyrtarizojë fituesit e çmimeve “The Best Player 2024”. FIFA ka preferuar që këtë vit të operojë ndryshe duke mos mbajtur një mbrëmje gala ndërsa ndryshe nga herët e tjera kemi ndryshim edhe me datat e publikimit të votimit pasi vitet e kaluara “The Best Player 2024” është shpallur në janar.

Siç dihet fituesi i ditës së sotme do të jetë Vinicius Zhunior. Sulmuesi i Realit mësohet se ka marrë më shumë pikë se të gjithë rivalët e tjerë të përcaktuar nga FIFA në listën përfundimtare.