Mediet belge kanë raportuar mëngjesin e sotëm se Razha Naingolan është arrestuar pasi akuzohet se është pjesë e një rrjeti të gjërë të trafikut të drogës.
Ish-lojtari i Romës dhe i Interit, i cili numëron 30 ndeshje me Belgjikën, vetëm pak ditë më parë nisi që të luante me ekipin e Lokeren-Temse.
Sipas njoftimit të policisë belge mesfushori dyshohet se ka një funksion të caktuar në një grup kriminal, i cili transporton drogë nga amerika latine drejt Europës.
Vijon...