RTSH Sport Live

Bekim Balaj rikthehet në Rusi

  • 21/07/2021
  • |
  • Kombëtarja
Bekim Balaj rikthehet në Rusi
Sulmuesi kuqezi ka firmosur për skuadrën ruse të Nizhny Novgorod

Bekim Balaj rikthehet në kampionatin rus te futbollit. Sulmuesi i kombëtares kuqezi kaloi me sukses provën disa ditore pranë skuadrës ruse, Nizhni Novgrorod, firmosi edhe kontratën.

Në faqen zyrtare në instagram të klubit nuk jepen detaje rreth kohëzgjatjes së bashkëpunimit, por i kushtohet një shkrimi i gjatë prezantues për tifozët, duke përmendur karrierën e gjatë të Balajt si me Kombëtaren ashtu edhe në Europë.

 Shtatlarti shkodran arrin kështu të vijojë karrierën në elitën e futbollit rus, duke shuar përfundimisht zërat që e lidhnin me një rikthim në superior dhe veçanërisht tek Vllaznia.

Prej dy muajsh, Balaj gjendej pa skuadër pas përfundimit të kontratës me austriakët e Shtrum Graz, ndërsa tashmë do të ndihmojë skuadrën e re, Nizhzni Novgorod për të mbijetuar mes më të mirëve në Rusi, duke qenë se sapo është ngjitur, pas sezonit të fundit në nivelin e dytë të futbollti rus.

Kampionati rus nuk është i panjohur per shkodranin, pasi më parë është aktivizuar për tre sezone tek Akhmat Grozni.