RTSH Sport Live

Belgjika në kaos, Kastels jep dorëheqjen dhe akuzon Federatën: Po i shtron tapetin e kuq Kurtuasë!

  • 19 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Belgjika në kaos, Kastels jep dorëheqjen dhe akuzon Federatën: Po i shtron tapetin e kuq Kurtuasë!

“Habitem se si Federata Belge e Futbollit ka ndryshuar qëndrim plotësisht duke i shtruar një tapet të kuq rikthimit të Kurtuasë në Kombëtare. Për mua është çudi se si Kurtua vendos kur të largohet dhe kur të rikthehet në Kombëtare. Nuk kam asgjë kundër tij, por më shumë mendoj se ka faj Federata”.

Deklarata e fortë është e Koen Kastels, i cili është tërhequr nga Belgjika edhe pse prej 2023-it ka qenë portieri i parë i “Djajve të kuq”.

Kastels në një intervistë në podcast-in “MidMid” ka pranuar se me largimin e Domeniko Tedeskos nga pankina e Kombëtares belge situata ka ndryshuar. Ai ka dhënë dorëhqejen pasi ka mësuar se Federata Belge i ka lejuar Rudi Garsias që të grumbullojë portierin e Realit. Siç dihet ky i fundit u zu me Tedeskon në 2023-in pasi nuk pranoi që ti përgjigjej thirrjes të bërë nga Federata.