Fabio Capello sulmon Pep Guardiolën, marrëdhënia mes të dyve ishte prishur që në kohën e tyre te Roma kur i pari e kishte trajnuar këtë të dytën: "Një ditë ai erdhi të më shpjegonte se si duhet ta kryeja punën time dhe unë iu përgjigja: "shko dhe vrapo, do të flasim më vonë".
Në intervistën me El Mundo, ish -trajneri i Milanit, Juventusit dhe Romës vazhdon të gjykojë punën e Guardiolës si trajner: "Unë nuk kam asnjë problem të them se ai bëri gjëra të mrekullueshme, ai me Barcelona ishte revolucioni i tretë në futboll pas Ajaksit të Krujfit dhe Milanit të Sakit.
Por arroganca e tij nuk më pëlqen. Si te City edhe te Bayerni i Mynihut ndryshonte diçka në ndeshjet e rëndësishme për të thënë që e fitova unë dhe jo lojtarët. Kjo arrogancë i kushtoi atij disa Liga të Kampionëve. Në vitin 2023, kur e fitoi atë me Cityn, ishte e vetmja në të cilën ai nuk bëri asgjë të çuditshme në ndeshjet vendimtare”.