RTSH Sport Live

Premier League/ Raja shpëton Arsenalin, në “Old Trafford” s’ka fitues!

  • 09/03/2025
  • |
  • Angli
Premier League/ Raja shpëton Arsenalin, në “Old Trafford” s’ka fitues!

Mançester Junajtid dhe Arsenali kanë ndarë nga një pikë pas një barazimi 1-1 në supersfidën e kësaj jave në Premier Ligë.

Mançester Junajtid kaloi i pari në avantazh falë golit të Bruno Fernandes në fundin e pjesës së parë.

Por në pjesën e dytë, vetëm 15 minuta nga fundi ishte Deklan Rajs ai që vendosi në baraspeshë gjithçka. Deciziv për Arsenalin ishte edhe portieri Raja, i cili shpëtoi një gol të sigurt.

Pas këtij dueli Mançester Junajtid mbetet në vendin e 14 në renditje ndërsa Arsenali e shikon veten plot 15 pikë larg Liverpulit të vendit të parë.