Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Premier League, Liverpuli mundi me përmbysje 3-1 Southampton dhe vazhdon marshimin drejt titullit kampion.
“Të kuqtë” mbyllën pjesën e parë në disavantazh të një goli, por përmbysën gjithçka në fraksionin e dytë me Nunez (52') dhe Salah (me dy penallti në minutat 54 dhe 88), duke marrë trepikëshin e radhës, që i ngjit në kuotën e 70 pikëve të shkëputur të vetëm në krye të klasifikimit.
Një tjetër kryevepër e Nottingham Forest, që mposht Manchester Sitin 1-0 dhe konfirmon vendin e tretë duke u shkëputur në renditje ndaj skuadrës së Guardiolës: Hudson-Odoi vendos fatin e takimit në minutën e 83-të.
Në ndeshjet e tjera të ditës Brighton dhe Crystal Palace fituan në shtëpi, pasi mundën respektivisht Fulham (2-1) dhe Ipswich (1-0).