RTSH Sport Live

Belingam fiton "Çmimin Laureus"

  • 22/04/2024
  • |
  • Të tjera
Belingam fiton "Çmimin Laureus"

Një ditë pasi vendosi klasiken mes Realit dhe Barcelonës, Xhud Belingam ishte i pranishëm në skenën e Çmimit Laureus pasi tërhoqi çmimin si “Telenti emergjent i sezonit”.

“Po përjetoj 24 orë mjaft emocionuese. Të fitosh një çmim si ky është mjaft special për mua. Shokët e ekipit dhe tifozët janë një miks i fortë në arritjen e këtij suksesi. Unë gjithmonë dua që të jap maksimumin”, tha Belingam pasi tërhoqi çmimin prestigjoz.