RTSH Sport Live

Bellingham, kampion brenda dhe jashtë fushës

  • 27/03/2024
  • |
  • Futboll Bota
Bellingham, kampion brenda dhe jashtë fushës
Gjesti i bukur nga mesfushori anglez para ndeshjes ndaj Belgjikës

Jude Bellingham është një kampion i madh si brenda dhe jashtë fushës. Para ndeshjes kundër Belgjikës ai ishte protagonist i një momenti shumë prekës. Mesfushori i Real Madridit ka hyrë në fushë me një djalë në karrocë dhe gjatë himnit të zakonshëm ka vënë re se ai kishte ftohtë dhe e mbuloi me xhaketë. Më pas në fushë loja e zakonshme e klasit të lartë dhe goli që solli 2-2.

Bellingham nuk është i panjohur për gjeste të ngjashme. Në fakt, në fillim të janarit, gjatë ndeshjes mes Arandina-s dhe Real Madridit në Kupën e Mbretit, një ndeshje e fituar 3-1 nga skuadra e Ancelottit, ish-lojtari i Borussia Dortmundit vuri re një djalosh që dukshëm kishte ftohtë dhe pa u menduar dy herë, i dha batanijen e tij.