RTSH Sport Live

Benfica fiton të parën me Marseille

  • 11/04/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Benfica fiton të parën me Marseille
Silva dhe Di Maria firmosin fitoren e portugezëve, Aubameyang nuk mjafton për francezët

Transferta në Estadio da Luz nuk ishte me fat për Olympique Marseille, që konfirmoi rënien me një paraqitje jo në nivelin e duhur: Benfica fitoi 2-1, e udhëhequr nga Di Maria. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 16-të: Neres i shërben Rafa Silvës, i cili finalizon saktë. Ky është goli i 20-të i sezonit për anësorin sulmues të Schmidt, i cili do të jetë një transferim i lakmuar i lirë në verë.

Në pjesën e dytë, pas homazhit për Sven-Goran Eriksson, i cili mori një çmim nga Rui Costa dhe bëri xhiron e fushës me lojtarët që ishin afër fitimit të Kupës së Kampioneve(humbje ndaj Milanit) nën drejtimin e tij, Benfica mbyll llogaritë me kombinimin mes Neres dhe Angel Di Maria, finalizuar nga ky i fundit, i cili nuk i lë asnjë shans OM.

Francezët patën një valë krenarie në minutën e 66-të, kur Aubameyang finalizoi topin e Ounahit dhe përfitoi nga gabimi i Antonio Silva, por ata nuk arritën të barazojnë. Benfica fiton 2-1.