RTSH Sport Live

Benzema, dëmtim shokues në këmbë: zbuloni se çfarë ka ndodhur

  • 25/05/2023
  • |
  • Spanjë
Benzema, dëmtim shokues në këmbë: zbuloni se çfarë ka ndodhur
Sulmuesi i Real Madridit mori një goditje gjatë ndeshjes së La Ligës kundër Rayo, përfundoi me pesë qepje

Karim Benzema çaloi pothuajse gjatë gjithë ndeshjes Real Madrid-Rayo. Francezi, në minutën e 10-të, pësoi një goditje. Agjenti i Benzema zbuloi më vonë gjendjen e vërtetë të klientit të tij, duke treguar këmbën e dëmtuar të francezit dhe duke njoftuar se goditja e pësuar shkaktoi një prerje që në fund të ndeshjes bëri të nevojshme aplikimin e 5 qepjeve.

Megjithatë, Benzema nuk kërkoi zëvendësim, përkundrazi, ai qëndroi në fushë dhe madje shënoi në minutën e 31-të, duke i dhënë epërsinë Real Madridit (që më pas do të fitonte 2-1), duke arritur të paktën të vazhdonte ndjekjen e Leëandoëski për golashënuesin më të mirë, edhe nëse polaku mbetet pesë gola larg. Një ndjekje e cila megjithatë në këtë pikë mund të ketë ngecje duke qenë se përdorimi i francezit në ndeshjen e radhës ndaj Sevillas mbetet në dyshim.