RTSH Sport Live

Berat Gjimshiti, në hije tek Atalanta

  • 10/01/2023
  • |
  • Kombëtarja
Berat Gjimshiti, në hije tek Atalanta
Qendërmbrojtësi në kërkim të skuadrës së re, Monza një opsion në merkato

Berat Gjimshiti vazhdon të mbetet në hije tek Atalanta, teksa në skuadrën e Gasperinit nuk po ia besojnë më rolin e titullarit. Kështu ka ndodhur dhe në ndeshjen e fundit, atë që Atalanta e fitoi me përmbysje me Bolonjan në transfertë 2-1. Gjimshiti është parë në fushën e lojës vetëm për dy minuta, teksa ka hyrë në të 88’ në vend të Toloi. Dhe humbja e vendit të titullarit, ndërsa për një periudhë kohore ka qenë dhe i dëmtuar, e ka detyruar Berat Gjimshitin që të kërkojë një ekip tjetër. Monza është një opsion për qendërmbrojtësin kuqezi, i cili kërkon të ketë sa më shumë minuta për të qenë gati për startin e kualifikueseve të Kampionatit Europian 2024, ndërsa Shqipëria debuton në transfertë ndaj Polonisë më 27 mars.

Ndërkohë Sokol Cikalleshi vijon të bëjë në kampionatin e Arabisë Saudite. Pikërisht kavajasi i sulmit kuqezi është iniciatori i golit të fitores të Al Kalej, ndërsa ka dhënë asistin për Martins. Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen Al Taevun – Al Kalej 0-1. Cikalleshi, kjo që nga koha e transferimit në Turqi, jo vetëm që ka qenë i rregullt në formacionin titullar, por dhe ka shënuar dy gola. Ajo që mbetet, teksa lojtarët titullarë dhe golashënues janë të pakët, për kuqezinjtë janë minutat e pakta të aktivizimit. Që mund të kthehet në një shqetësim në rikthimin e kombëtares në fushën e lojës në mars.