RTSH Sport Live

Berni Ekleston i shiti për 500 milionë stërlina koleksionin e veturave të Formulës 1 miliarderit të Red Bull, Mark Mateshic

  • 09/03/2025
  • |
  • Të tjera
Berni Ekleston i shiti për 500 milionë stërlina koleksionin e veturave të Formulës 1 miliarderit të Red Bull, Mark Mateshic

Plot 69 vetura garash të Formulës 1, pjesë e një koleksioni të çmuar të Berni Ekleston kanë ndryshuar pronarë pasi janë blerë nga pronari i Red Bull, Mark Mateshic.

Sipas një njoftimi për shtyp ish-kreu i FIA-s ka bërë me dije se është privuar nga koleksioni i çmuar për një shifër rreth 500 milionë stërlina.

94-vjeçari ka thënë se hoqi dorë nga ky koleksion pasi bashkëshortja 48-vjeçare nuk do të dinte se çfarë të bënte me veturat pas vdekjes së tij.