"Ne i bëmë fëmijët të ëndërronin. Mund të shihje Parc des Princes... ishte plot. Ne ishim yje rroku në Francë", këto janë fjalët e Kylian Mbappe për "Clique" të Canal+ për treshen e mrekullueshme të PSG-së me Messin dhe Neymar.
"Në ato vite ne bëmë një ekip si në PlayStation. Shkuam në qytete shumë të vogla dhe mbushëm të gjitha stadiumet. Do të kishim dashur të fitonim Champions League, por u afruam, bëmë një finale, një gjysmëfinale, vitin e kaluar një tjetër gjysmëfinale. Mendoj se i bëmë njerëzit të ëndërrojnë", ka thënë mes të tjerash sulmuesit francez, që tashmë është pjesë e Realit të Madridit.