RTSH Sport Live

Besëlidhja, një hap larg finales

  • 27/04/2024
  • |
  • Basketboll
Besëlidhja, një hap larg finales
Lezhjanët kanë mundur Tiranën për herë të dytë, bardheblutë ankesa për gjyqtarët

Besëlidhja është një hap pranë finales së titullit kampion në basketboll për meshkuj, teksa ka mundur Tiranën për herë të dytë, tanimë në “Farie Hoti”. 63-89 ishin shifrat e takimit në një ndeshje që lezhjanët e kontrolluan, ndërsa kanë fituar periodën e parë 17-22.

Mban të njëjtin ritëm në periodën e dytë, teksa fiton 18-27 dhe në pushim ka kryesuar 35-49. Pas pushimit Besëlidhja nuk e ul ritmin. 17-25 perioda e tretë për lezhjanët, që kanë thelluar në 52-74. 11-15 e katërta dhe përfundimisht 63-89 për Besëlidhjen.