RTSH Sport Live

Euroliga në RTSH: Panathinaikos, në gjysmëfinale

  • 07/05/2024
  • |
  • Basketboll
Euroliga në RTSH: Panathinaikos, në gjysmëfinale
Skuadra greke mposhti Maccabi Tel Aviv 81-72 në ndeshjen e pestë

Panathinaikos mposhti Maccabi Tel Aviv 81-72 në ndeshjen 5 dhe arrin në gjysmëfinalet e Play-off të Euroligës 2023/2024. Pasi mbijetuan në ndeshjen 4, grekët nuk gabuan para tifozëve të tyre dhe fituan një vend në katërshen më të mirë të Europës.

Është një version NBA i Kendrick Nunn. Ish-lojtari i Heat, Lakers, Ëizards përfundoi me 26 pikë në 38 minuta në fushë. Edhe veterani Sloukas bëri një paraqitje të mirë, 15 pikë. Dyshifrorë shënuan Hernangomez (11 pikë) dhe Papapetrou (11 pikë).

\19 pikët e zakonshme të Lorenzo Broën nuk i mjaftuan Maccabit, i cili luajti të gjithë serinë në Beograd për shkak të luftës. Panathinaikos kalon në gjysmëfinale, ku do të përballet me njërën mes Monakos dhe Fenerbahçes.