RTSH Sport Live

Besëlidhja nuk ka rivalë

  • 27/01/2024
  • |
  • Basketboll
Besëlidhja nuk ka rivalë
Lezhjanët e nisin mbarë edhe fazën e dytë të superligës në basketboll për meshkuj

Besëlidhja ka fituar me Teutën në basketboll për djem, ndeshje kjo e vlefshme për javën e parë të fazës së dytë të superligës. 117-90 rezultati final në favor të skuadrës lezhjane tregon epërsinë e padiskutueshme të basketbollistëve të drejtuar nga trajneri Afrim Bilali. Besëlidhja krijoi diferencë me Teutën që në fillim të takimit dhe e ruajti atë përgjatë gjithë kohës.

Skuadra lezhjane e mbylli gjysmën e parë të sezonit në kampionat me dhjetë fitore në po aq ndeshje. Kjo ndeshje u transmetua drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.