Humbja me Ilirinë në javën e fundit të kampionatit në Kategorinë e Dytë, rezultoi fatale për trajnerin Dritan Smajli, që vendosi të japë dorëheqjen dhe të largohet nga pozicioni i tij si trajneri i Besëlidhjes.
Klubi lezhjan nuk humbet kohë dhe prezanton trajnerin e ri. Edmond Dalipi është prezantuar ditën e djeshme si trajneri i ri i Besëlidhjes. Dalipi është një trajner me eksperiencë, që së fundi ka drejtuar Luftëtarin e Gjirokastrës.
Objektivi i klubit lezhjan është rikthimi në Kategorinë e Parë, ndërsa tekniku do të debutojë kundër Valbonës në sfidën e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.