RTSH Sport Live

Beshiktashi mund Fenerbahçen, Muçi aktivizohet në të 92’, por shpërdoron një rast të artë

  • 07/12/2024
  • |
  • Rajoni
Beshiktashi mund Fenerbahçen, Muçi aktivizohet në të 92’, por shpërdoron një rast të artë

Ernest Muçi mund të kishte qenë protagonist në ndeshjen mes Beshiktashit dhe Fenerbahçes edhe pse trajneri i tij e aktivizoi vetëm në minutën e dytë të kohës shtesë.

Sulmuesi shqiptar përfitoi nga pozicionimi i gabuar i miqve, të cilët ishin hedhur në sulm për të kërkuar golin e barazimit, dhe u shfaq përballë portierit Livakoviç. Kroati doli në kohë duke evituar golin që do të kishte mbyllur ç’di histori të këtij dueli të vendosur nga një gol i Oksleid-Çambërlein (73’).