RTSH Sport Live

Bie pista Tare, Napoli zgjedh drejtorin e ri sportiv

  • 02/04/2024
  • |
  • Itali
Bie pista Tare, Napoli zgjedh drejtorin e ri sportiv

Napoli ka zgjedhur njeriun tek i cili do të fokusohet për rithemelimin teknik: Giovanni Manna, 35 vjeç, bashkëpunëtori i parë i Cristiano Giuntoli te Juventus, shpirti dhe truri i “gjeneratës tjetër” që në sezonin e fundit mbante rolin e kreut të ekipit të parë përkrah drejtorit teknik.

Sipas “Corriere dello Sport”, projekti po fillon, por asgjë nuk është zyrtarizuar ende: Manna ka marrë parasysh interesin serioz, jashtëzakonisht konkret nga Napoli, por padyshim duhet të vlerësojë pozicionin e tij te Juventusi.

Bie pista Tare, që ishte gjithashtu një nga kandidatët kryesorë për të marrë postin e drejtorit sportiv te skuadra e Napolit.