RTSH Sport Live

Bledi Shkëmbi, trajneri i ri i Ballkanit

  • 27/12/2020
  • |
  • Kosova
Bledi Shkëmbi, trajneri i ri i Ballkanit

Bledi Shkëmbi është zyrtarisht trajner i Ballkanit në Superligën e Kosovës. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga vetë skuadra nga Suhareka që nëpërmjet Facebook ka njoftuar lëvizjen më të fundit. Pas shkarkimit të Ismet Munishit, drejtuesit e skuadërs ishin vënë në kërkim të një trajneri të ri dhe në fund kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke i besuar Shkëmbit, i cili do të marrë detyrën e re në janar të vitit 2021.

Njoftimi i klubit:

Mirësevjen Bledi Shkëmbi,

Të dashur tifoz,

Kemi arritur marrëveshjen me trainerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi.

Pas shume negociatave me trainer të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falenderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar .

Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani, Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.

Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi

Na priftë e mbara Suharekë