RTSH Sport Live

Bolonja pëlqen Asllanin, shqiptari mund të shërbejë për të dërguar një sulmues në Milano

  • 06/01/2025
  • |
  • Itali
Bolonja pëlqen Asllanin, shqiptari mund të shërbejë për të dërguar një sulmues në Milano

Skuadra e Bolonjës është në kërkim të një mesfushori dhe mendohet se presidenti Saputo është interesuar pranë zikaltërve për të mësuar diçka më shumë rreth situatës së Asllanit.

Mesfushori shqiptar shihet si një profil ideal për kauzën kuqeblu, por Interi nuk është dakord që të privohet prej shërbimeve të tij që në janar. Marota dhe Inzagi nuk duan që të dobësojnë skuadrën, por gjithashtu nuk janë dakord as me propozimin e Bolonjës, e cila kërkon ta afrojë Asllanin duke e huazuar.

Zikaltrit nuk kanë kthyer një përgjigje definitive pasi kërkojnë të ruajnë dialogun me Bolonjën pasi u intereson Santiago Kastro.