Sergio Conceiçao ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në krye të Milanit. Portugezi mori drejtimin e kuqezinjve vetëm në 30 dhjetor të vitit 2024 dhe brenda një javë, pas vetëm 2 ndeshjesh arriti që të fitojë një trofe (fitoi Superkupën e Italisë).
Kjo arritje e vendos Sérgio Conceiçãon në librat e historisë, pasi ai është trajneri i Milanit që ka drejtuar më pak ndeshje për të fituar një trofe në historinë e klubit kuqezi në të gjitha kompeticionet që nga viti 1929/30; deri më tani rekordi i përkiste Montellës (në ndeshjen e 18-të ai fitoi Superkupën e Italisë në dhjetor 2016).
Portugezit iu deshën 2 ndeshje për të fituar Superkupën. Milani mposhti me përmbysje Juventusin në gjysmëfinale, ndërsa në finale triumfoi po me përmbysje përballë rivalëve të Interit.