Në pamundësi për të gjetur hotele të lira në qytetin e Këlnit tifozët e Anglisë kanë prenotuar të 120 dhomat e bordellos më të madhe në Gjermani, “Pascha”.
Sipas “The Sun” ndërtesa është në pronësi të një shtetasje kineze dhe nga informacionet e para rrezulton se në katin e nëntë banojnë tre spiunë kinezë.
Sipas “The Sun” aktiviteti i shërbimeve sekrete të shteteve të ndryshme është mjaft aktiv në evente të tilla pasi tentojnë që të kapin shtetas të ndryshëm në pozicione kompromentuese dhe më pas t’i kërcënojnë për t’i rekrutuar si agjentë.
Tabloidi gjerman “Bild” ka bërë publike disa mesazhe të disa avokatëve, të cilët janë nën investigim për shkak të lidhjeve me klientë të “Pascha”, të cilët aplikojnë për të marrë shtetësinë gjermane. Personat në fjalë kanë të gjithë lidhje me pronaren e bordellos, Jing Hu. 46-vjeçarja bleu biznesin për 10 milionë stërlina në 2021.
Eksperti i sigurisë në Gjermani, Shtefan Bisanz, ka bërë me dije se spiutën kinezë kanë aktivitet mjaft aktiv në vendin e tij duke shtuar se: “Tifozët anglezë kanë propabilitet më të madh që të bien pre krahasuar me shtetasit vendës”.